Kryetari Lladrovci pret në takim përfaqësuesit e PwC dhe Recura

Sot kryetari Lladrovci priti në takim një ekip të kryesuar nga Siemon Smid dhe Annie Gjollma, përfaqësues të kompanisë PricewaterhouseCoopers (PwC) rrjet global i firmave që janë të angazhuara të punojnë së bashku për të ofruar oferta shërbimi për klientët në të gjithë botën dhe RECURA-s ofrues shërbimesh kosovare që fokusohet në ofrimin e konsulencës financiare dhe menaxhimit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Kryetari Lladrovci pasi falënderoi përfaqësuesit për vizitën i njoftoi ata për mundësitë që komuna e Drenasit ofron për investitorët e huaj dhe vendorë dhe lehtësimet procedurale për këtë qëllim duke theksuar se Komuna e Drenasit përveç pozitës së favorshme gjeografike, ofron kushtet më të mira për biznes dhe procedura të shpejta.

Annie Gjollma falënderoi kryetarin Lladrovci dhe stafin e pranishëm për pritjen dhe bëri një përmbledhje të aktiviteteve të tyre në lidhje me Parkun e Biznesit, më konkretisht për fazën përfundimtare të fizibilitetit në Zonën Ekonomike në Korroticë të Epërme dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm me komunën e Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë