Lladrovci: Jemi të bekuar me miqësinë amerikane

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë 20 vjet më parë. Ai ishte i pranishëm sot në aktivitetin që u mbajt në Prishtinë ku aty ish presidenti amerikan Bill Klinton ju drejtua popullit të Kosovës.

Statusi i Lladrovcit:

Ne jemi të bekuar me miqësinë amerikane, me vlerat e saj të cilat u bënë shpëtim për neve, në momentet më të rënda të ekzistencës tonë, duke marrë vendim të cilin nuk ishte përdorur kundër ndonjë shteti kriminal si Serbia.

Përjetësisht falënderues për Presidentin Klinton, për Sekretaren Albright, për Gjeneralin Clark, për z. Bler dhe çdo ushtar të NATO-s që mori pjesë në fushatën e bombardimeve, pa të cilën, UÇK-ja në terren nuk do t’ia dilte ta përmbyste tërë atë makineri vrastare ushtarake e policore serbe.

Ne jemi përjetësisht falënderues, ndaj miqve tanë të NATO-s, të cilët para 20 vitesh hynë në vendin tonë, ditë të cilën e konsiderojmë edhe ditë të çlirimit të Kosovës, po aq jemi falënderues ndaj çdo pjesëtari të UÇK-së, çdo veprimtari dhe kontribuuesi për lirinë e Kosovës.

Vend të veçantë dhe meritë kanë heronjtë tanë, dëshmorët dhe martirët e lirisë tonë, të cilët dëshmuan se më shumë e deshtën lirinë se jetën.

Lavdi e përjetshme për të gjithë kontribuuesit e lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës!
u

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë