Vdes një person në Komoran, ishte duke udhëtuar me autobus

Një person ka vdekur në Komoran derisa ishte duke udhëtuar me autobus. Policia ka dhënë detaje përkitazi me këtë rast, transmeton DrenicaOnline.

“Viktima mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke udhëtuar me autobus, papritmas është alivanosur. Viktima me ambulancë është dërguar në QKUK dhe më pas ka vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë