Udhëtimi me shokë, gjëja më e mirë për shëndetin tuaj

Mblidhni shokët!

Sipas hulumtimeve të reja, udhëtimi me shokët është gjë shumë e mirë për shëndetin mendor dhe fizik. Studimet tregojnë se që të dyja – shpenzimi i kohës me shokët dhe pushimi – jua zvogëlojnë rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe jua shtojnë jetëgjatësinë.

Loading...

Sipas raportit nga Universiteti i Harvardit, dalja me shokët jua ulë në mënyrë drastike faktorët e rrezikut të vdekjes.

“Lidhjet shoqërore si këto jo vetëm se na sjellin kënaqësi, por edhe ndikojnë në shëndetin tonë afatgjatë në mënyra po aq të fuqishme sa gjumi adekuat, dieta e mirë dhe mos konsumimi i duhanit”, kanë shpjeguar hulumtuesit e Harvardit.

Më shumë