Edhe sot dita me diell, nga nesër fillon shiu

Temperaturat e nxehta do të vazhdojnë edhe sot. por nga nesër në vend pritet që të rikthehen reshjet e shiut.

Java e parë e qershorit me mot jostabil dhe shtrëngata me shi. Në pjesën e dytë të javës temperatura verore.

2.06.2019 – DItëve të para të muajit qershor dhe të verës meteorologjike që ka filluar më 1 qershor, mbi vendin tonë do të mbajë mot jostabil, me zhvillime të shtrëngatave me shi, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Nga pjesa e dytë e javës fusha më stabile dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, do të shtrihen mbi rajon që do të sjellin më shumë intervale me diell dhe rritje të temperaturave maksimale në 27C deri 29C, në fundjavë.

3.06 – Kryesisht vranët. Që nga orët e hershme të mëngjesit kohëpaskohe me reshje shiu, e vende-vende zhvillime të shtrëngatave me shi.
4.06 – Kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

5.06 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për zhvillime të shtrëngatave të izoluara me shi.

6.06-7.06 – Të enjten mot i ngrohtë, pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. DItën e premte, shumë ngrohtë dhe kryesisht me diell. Rreth viseve malore, pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 10C deri në 12C, ndërsa ato maksimale nga 17C deri në 22C, e deri të premten do të ngrihen deri në 27C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga perëndimi-jugperëndimi 2-6m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, e nga dita e enjte do të shënojë rritje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë