IADK-ja vazhdon përkrahjen për të riatdhesuarit me mekanizëm bujqësor

Organizata IADK ne bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Komunën e Drenasit, përkatësisht Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë mbështetur 4 përfitues me mekanizëm bujqësor për fermerët e riatdhesuar të Komunës së Drenasit.

Këto pajisje bujqësore, do të ndikojnë në lehtësimin e punëve, rritjen e efikasitetit, gjithashtu do të ndihmojnë fermerët që të gjenerojnë të ardhura për vete dhe familjet e tyre.

IADK në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, të përkrahur nga GIZ-i gjerman, po vazhdon të përkrahë në vazhdimësi të riatdhesuarit në sektor të ndryshëm të bujqësisë, ku në Komunën e Drenasit kanë përfituar disa prej tyre, ku përfituesit janë pajisur me serra, plantacione me arra, laktorfiza dhe makina mjelëse, ndërsa tani ka përkrahur 4 fermerë me mekanizëm bujqësor.

Ky projekt i bashkëpunimit mes IDAK-së dhe Komunës së Drenasit do të vazhdoj edhe ne të ardhmen për t’i përkrahur fermerët e riatdhesuar të Drenasit.

Drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Anita Avdullahu-Dvorani ka falënderuar përfaqësuesit e IADK-së për përkrahjen që janë duke i bërë fermerëve të Komunës së Drenasit dhe ka shtuar se nga Komuna e Drenasit do të kenë bashkëpunimin edhe ne të ardhmen për t’i fuqizuar fermerët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë