Kosovë – Shqipëri: Sot zhvillohet ndeshja e parë miqësore në Drenas

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 është tubuar për dy ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë ndaj bashkëmoshatarëve të Kombëtares së Shqipërisë.

Për dallim nga herët e kaluara kur ndeshjet miqësore Kosovë – Shqipëri janë zhvilluar në Shqipëri, këto takime kësaj radhe do të zhvillohen në Kosovë.

Zëri.info mëson se Kosova më 3 dhe 5 qershor do të përballet me Shqipërinë në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Grumbullimi është bërë në hotel “Venus” në orën 12:00, derisa për këtë ndeshje përzgjedhësi Krasniqi ka ftuar 23 futbollistë.

Kosova U-19 drejtohet nga Ramiz Krasniqi kurse Shqipëria nga Nevil Dede.

Lista e futbollistëve të ftuar për miqësoret me Shqipërinë

Petrit Terziu Auron Loxha Arlind Shabani Bujar Pllana Albin Prapashtica Kastriot Qorolli Adonis Aliu Adi Hyla Blend Morina Altin Bytyqi Albin Berisha Endrit Demolli Gentrit Halili Muhamet Hyseni Albin Krasniqi Kevin Halabaku Veton Tusha Artan Asani Granit Berish Leonard Uka Valon Zumberi Roni Juniku Leonard Ukaj

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë