Lladrovci: Feronikeli, krenaria jonë!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar sportdashësit dhe tifozët e ekipit Feronikeli me rastin e fitorës së Kupës së Kosovës.

Lladrovci ka thënë se fitorja e sotme ishte e pritshme, dhe se arritja e këtyre sukseseve nuk ishte rastësi.

Loading...

”Fitorja e sontme, ishte e pritshme. Ne jemi kampion të ligës dhe fitues të kupës së Kosovës! Ferronikeli është krenaria jonë!

Urime futbollistë, urime Zekirja, urime Naser Rama, loja juaj dhe arritja këtyre sukseseve nuk është rastësi, është rezultat i përkushtimit tuaj dhe shpirtit ekipor.

Urime simpatizantë të Ferronikelit, urime sportdashës, urime Drenas!

Parashikimi im ishte 5 me 0 për neve por, nuk ka dert…një gol i nderit ishte meritor.”

Më shumë