Feronikeli fitues i DigitAlb Kupës së Kosovës

Feronikeli triumfoi në finalen e DigitAlb Kupës së Kosovës, duke mposhtur në finale Trepçën ’89, me rezultat të thellë 1-5.

Skuadra nga Drenasi tregoi rrezikun që në pjesën e parë, duke tundur dy herë portën e mitrovicasve.

Për 0-1 shënoi Astrit Fazliu, një gol të bukur nga distanca, kurse për 0-2 u përkujdes Mendurim Hoti.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola të tjerë.

Për 0-3 realizoi mesfushori Albutrint Morina, e më pas për 0-4 shënoi Kastriot Rexha.

Më pas Trepça ’89 shënoi golin e nderit, me anë të Mujës, në minutën e 72-të.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Kastriot Rexha, kur në minutën e 91-të, shënoi për 1-5.

Feronikeli me këtë fitore u shpall fitues i DigitAlb Kupës së Kosovës, për sezonin 2019.

Ditë më parë, Feronikeli festoi edhe titullin, për herë të tretë në histori të klubit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë