Lladrovci i reagon Zekës: Milaim, Lulin kurrë s’ki me pa në burg dhe të poshtëruar

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i PDK’së i ka reaguar deputetit Nismës, Milaim Zeka, i cili përmes një statusi në Facebook tha se dëshiron ta shoh në burg kryetarin e PDK’së.

Zeka tha se ka dëshiron ta shoh të poshtruar e në burg kryeparlamentarin Veseli nga ata që ka vendosur vetë nëpër institucione.

Lladrovci i thotë Zekës duke iu drejtuar si ‘Milaim Zeza’ se kurrë nuk do të shohë një gjë të tillë.

“Mesazh për Milaim Zezën: Edhe një mijë vjet jetë ni paç, Lulin kurrë as të lidhur as të poshtëruar ski me pa!!!”, ka shkruar Lladrovci, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe reagimi i Zekës erdhi pasi në një video të publikuar nga koha.net, të arrestuarit nën dyshime për fajde dëgjohen duke përmendur emrin e Veselit. Njëri nga ta thotë se ‘Kadri Veseli i ka marrë 200 mijë euro’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë