Sosi dhe majonezi i helmuan 88 personat nga Drenasi

Komuna e Drenasit pas njoftimit se janë shtruar në shërbimin shëndetësor në QKMF-në e Drenasit rreth 14 raste me helmim nga ushqimi, ka marr masat për verifikim në terren ndaj lokalit ku janë ushqyer këta persona, me ç’rast është njoftuar Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës dhe Stacioni Policor në Drenas për mbylljen e lokalit të dyshimtë dhe janë marr mostrat ushqimore nga ky lokal.

Sipas njoftimit të komunës, me pranimin e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të mostrave ushqimore dhe vërtetësisë së helmimi është shkaktuar nga ushqimi, lokali është mbyllur dhe lënda është përcjellur në Gjykatën Themelore në Prishtinë dega në Drenas, ndërsa gjendja e lokalit do të përcjellët nga Inspektorati komunal i Drenasit, transmeton Indeksonline.

Komuna njofton se gjendja e 26 pacientëve të shtruar në spital është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetë në bazë të raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë infektim është 88 persona, 26 prej janë trajtuar në QKUK-Klinikën Infektive, ndërsa të tjerët janë trajtuar përmes Qendrave të Mjekësisë Familjare në Drenas.

Sipas raportit të IKSHP-së, helmimi ka ardhur nga sosi dhe majoneza e servuar ndaj klientëve të lokalit, ndërsa nga pacientët e hospitalizuar 16 raste i takojnë gjinisë mashkullore, 11 të gjinisë femërore.

Komuna e Drenasit u bënë thirrje lokaleve afariste hoteliere të kenë kujdes gjatë shërbimit të ushqimit sidomos gjatë kohës se temperaturave të larta, gjithashtu edhe qytetarët të kenë kujdes në higjienën gjatë ushqimit. /Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë