Prezantohet korniza e Planit Zhvillimor Komunal

Të mërkurën në sallën e Kuvendit Komunal është bërë prezantimi i kornizës zhvillimore ne kuadër të Planit Zhvillimor Komunal 2019-2027.

Të pranishëm ishin, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i cili edhe mbajti një fjalim dhe falënderoj mbështetësit e hartimit të PZHK-së si dhe grupin punues për kontributin e dhënë në finalizimin e këtij plani i cili parasheh zhvillimin e Komunës së Drenasit për tetë vitet e ardhshme.

Në takim ishin, drejtoresha e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues të GIZ-it gjerman, përfaqësues të KEDS-it, të ujësjellësit rajonal “Prishtina” si dhe grupi punues për hartimin e PZHK-së.

Plani Zhvillimor Komunal pasi të kaloj në fazat e shqyrtimit publik me qytetarë, shqyrtimin nga MMPH-ja, pritet të kaloj Kuvendin Komunal për miratim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë