Njoftim për qytetarët e Komunës së Drenasit

Komuna e Drenasit pas njoftimit se janë shtruar në shërbimin shëndetësor në QKMF-në e Drenasit rreth 14 raste me helmim nga ushqimi, ka marr masat për verifikim në terren ndaj lokalit ku janë ushqyer këta persona, me ç’rast është njoftuar Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës dhe Stacioni Policor në Drenas për mbylljen e lokalit të dyshimtë dhe janë marr mostrat ushqimore nga ky lokal.

Me pranimin e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të mostrave ushqimore dhe vërtetësisë së helmimi është shkaktuar nga ushqimi, lokali është mbyllur dhe lënda është përcjellur në Gjykatën Themelore në Prishtinë dega në Drenas, ndërsa gjendja e lokalit do të përcjellët nga Inspektorati komunal i Drenasit.

Gjendja e 26 pacientëve të shtruar në spital është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetë në bazë të raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë infektim është 88 persona, 26 prej janë trajtuar në QKUK-Klinikën Infektive, ndërsa të tjerët janë trajtuar përmes Qendrave të Mjekësisë Familjare në Drenas.

Sipas raportit të IKSHP-së, helmimi ka ardhur nga sosi dhe majoneza e servuar ndaj klientëve të lokalit, ndërsa nga pacientët e hospitalizuar 16 raste i takojnë gjinisë mashkullore, 11 të gjinisë femërore.

Komuna e Drenasit u bënë thirrje lokaleve afariste hoteliere të kenë kujdes gjatë shërbimit të ushqimit sidomos gjatë kohës se temperaturave të larta, gjithashtu edhe qytetarët të kenë kujdes në higjienën gjatë ushqimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë