Kryetari Lladrovci pret në takim përfaqësuesen e Ambasadës së Hungarisë në Kosovë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci se bashku me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi, kanë pritur në takim Krisztina Szabo, atashe ekonomike në Ambasadën e Hungarisë në Kosovë.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar atashe Szabo për vizitën dhe ka treguar për ekonominë dhe mundësitë që ofron Komuna e Drenasit për investitorët e huaj. Ai po ashtu ka treguar se përmes investimeve hungareze, ka filluar studimi i fizibilitetit për ndërtimin e ujëmbledhësit në fshatin Vërboc.

Atashe Krisztina Szabo, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe ka paraqitur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Komunën e Drenasit dhe bizneset hungareze për të investuar në këtë komunë. Szabo ka treguar se gjatë mandatit të saj në Kosovë si atashe për zhvillim ekonomik, ka vizituar disa biznese prodhuese të Komunës së Drenasit dhe ka thënë se Drenasi ofron mundësi të mira bashkëpunimi me bizneset hungareze.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë