Ramiz Lladrovci tregon si do të shpërblehen futbollistët e Feronikelit nëse shpallen kampion

Skuadra e Feronikelit sot kërkon titullin e tretë kampion në histori të klubit. Në rast të fitores apo barazimit ndaj Prishtinës ekipi nga Drenasi do të jetë fitues i kampionatit.

Kryetari i Komonës së Drenasit, Ramiz Lladrovci që njëherit është babai i kapitenit të Feronikelit, Lapidar Lladrovci ka thënë se futbollistët do të jenë të kënaqur me shpërblimet që do ua ndaj presidenti i klubit, Naser Ramaj.

“Shpërblimet do ti marrin nga kryetari i klubit z. Naser Ramaj. Komuna nuk ka kod buxhetor për shpërblimin e lojtarëve, por do të shohim. Ata do të jenë të kënaqyr me shpërblimet që do tu jap kryetari i klubit, z. Naser Ramaj, të cilin e falënderoj nga zemra për gjithë çka ka bërë për klubin dhe lojtarët” ka thënë Lladrovci për Indeksonline.

Ndeshja vendimtar për titull, Feronikeli – Prishtina zhvillohet sot nga ora 16:00 në Drenas. /IndeksOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë