Feronikeli –  Prishtina, me transmetim direkt me projektor edhe në sheshin e Drenasit

Ndeshja e xhiros së fundit, që njëherit përcakton edhe fituesin e IPKO Superligës së Kosovës, po shfaq interesim të jashtëzakonshëm nga publiku.

Ata që nuk kanë mundësi të sigurojnë biletat për këtë takim, do të mund ta shohin ndeshjen në transmetim të drejtpërdrejtë, përmes një projektori gjigant, që do të vendoset në sheshin e Drenasit.

Përveç, projektorit, në shesh do të vendosen edhe ulëse për tifozët që do ta ndjekin drejtpërdrejtë takimin.

Kujtojmë që Feronikelit i duhet të paktën një pikë nga ky takim, për tu shpallur Kampion i Kosovës.

Ndeshja zhvillohet të dielën, me fillim prej orës 16:00.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë