Arrestohet kosovari që ia ka 12 milionë franga borxh shtetit zviceran

Kosovari Herolind. K i cili dyshohet se i ka borxh 12 milionë franga shtetit është arrestuar sot në Zvicër.

Ai dyshohet se më kompaninë e tij me monedha digjitale ka mashtruar klientët duke ju marrë miliona euro.

“I dyshuari është arrestuar dhe prokuroria do të vendos për paraburgim”, ka thënë zëdhënësi Marco Breu, shkruan Blick, transmeton Indeksonline.

Raportohet se kosovari nga një mekanik 29 vjeçar, për një kohë të shkurtër u shndërrua në një sipërmarrës tejet të njohur në internet, bashkë me familjen e tij, duke shijuar një jetë tejet luksoze.

Profilet e tij janë të mbushura me fotografi të realizuara në vende të ndryshme të botës, avionë privatë, vetura e orë të shtrenjta, dëshmi këto për jetën e tij luksoze.

Të gjitha zyrat e kompanisë janë bastisur, ndërkaq, disa njerëz ende po presin për paga.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë