Dorëzohet Sabit Geci

Ish- eprori i UÇK-së, Sabit Geci është vetë dorëzuar në Sherbimin Korrektues të Dubravës.

Këtë e ka konfirmuar avokati i Sabit Gecit, Haxhi Millaku.

Ai me këtë rast ka shtuar se klienti i tij gjendet për shërim në Stamboll.

Millaku ka thënë se në vazhdimësi i ka njoftuar organet kompetente për gjendjen e Sabit Gecit, i cili, sipas tij, është i prekur nga kanceri në mëlçi dhe në organe të tjera vitale.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të arrestojë ish-eprorin e UÇK-së, Sabit Gecin, i cili është i dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile dhe për armëmbajtje pa leje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë