Komuna dhe IADK nënshkruajnë kontratat për përfituesit e bimëve mjekësore aromatike

Drejtoresha për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Anita Avdullahu së bashku me organizatën IADK kanë nënshkruar kontratat për nëntë përfitues të bimëve mjekësore aromatike.

Më këtë rast drejtoresha ka uruar fermerët përfitues si dhe ka falënderuar organizatën IADK për përkrahje të vazhdueshme për Komunën e Drenasit.

Interesimi për këtë lloj veprimtarie po vazhdon të rritet tek fermerët pasi që edhe tregu është i sigurt. Organizata IADK ka ofruar shumë këshilla e materiale për këtë lëmi shumë fitimprurëse për fermerët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë