Rrahja mes anëtarëve të PDK’së, flasin protagonistët e incidentit

Dy incidente kanë ndodhur gjatë zgjedhjeve në PDK-në e Pejës. Një person arrestohet një dërgohet në spital, raporton T7

Tentuan t’i qërojnë hesapet edhe fizikisht. Në një video  të shpërndarë në rrjetet sociale, shihen anëtarët e nëndegës së PDK-së në Raushiq të Pejës, në një konflikt me njëri tjetrin.

Krejt kjo, pas një tubimi të kësaj nëndege në këtë fshat, ku po diskutohej zgjedhja e kryetarit të ri të saj.

E sipas vet protagonistëve të kësaj ndodhie, aty nuk pati përleshje fizike.

Madje, sipas Luan Vocit, kandidat për kryetar të PDK-së, nëndega Raushiq, e gjithë ngjarja ndodhi kur aty erdhën disa aktivistë të AAK-së.

Edhe pala tjetër e përfshirë në këtë incident mohon që kishte sulm fizik gjatë kuvendit zgjedhor të PDK-së në Raushqi.

Isa Mulliqi, thotë se djali i axhës së tij, Qaushi ka mohuar të jetë rrahur me dikë një natë më parë.

E një rast i ngjashëm më këtë, ndodhi edhe në një tubim tjetër të PDK-së në këtë qytet.

Në shkollën fillore 8 marsi në Pejë, gjatë një tubimi të Degës së kësaj partie, një aktivist ka kërcënuar një aktiviste femër.

Por, për problemet në këtë qytet, përgjigje nuk kanë dhënë në selinë kryesore e PDK-së në Pejë.

Të dyja këto raste, janë konfirmuar nga Policia e këtij qyteti.

E detaje për këto raste, kanë dhënë në Prokurorinë e Pejës.

Burime të T7 thonë se këto probleme po ndodhin mes dy krahëve të degës së PDK-së, njëri i Xhavit Halitit dhe tjetri i Adem Grabovcit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë