Musliu me porosi për politikanët dhe femrat e “zhveshura”

Hoxha Osman Musliu, në emisionin Frontal të T7 ka folur për rastin e politikanëve dhe femrave të estradës në pyetjen se si cilësohet situata kur agjërojnë muajin e shenjtë të ramazanit ndërsa vazhdimisht gjatë muajve të tjerë bëjnë gjynahe.

“Ne jemi krenarë nëse i shohim politikanët tanë në xhami dhe kur dimë se janë nga ata që agjërojnë. Por, politikanët tanë tuten nga ajo qe nuk duhet të tuten, ndërsa nuk tuten nga ajo qe duhet të tuten. Bota nuk e urren fenë, bota i urren kriminelët që abuzojnë në emër të fesë. E kombi shqiptar gjithmonë ka pasur figura që e kanë majtë fenë, si Hasan Prishtina i cili i ka falë 5 vaktet”, ka thënë Musliu, shkruan Gazeta Express.

Ai nuk ka kursyer komente adresuar femrave të “zhveshura” të estradës sonë.

“Ato që zhveshën e agjërojnë ishalla zoti ua pranon sepse është punë zoti kjo. Nëse agjërojnë për hir të Allahut, atëherë ishalla u pranohet. Por nëse e kanë me prapavijë për të arrit deri te fama, atëherë ta dinë se Allahu i di të fshehtat. Sepse po të më bësh zullum 11 muaj, dhe vetëm një muaj ma ndalon zullumin, unë të vlerësoj për këtë muaj. Të zoti nuk humbet asgjë” ka deklaruar Osman Musliu për Frontal. Musliu gjithashtu tha edhe një shprehje duke iu referuar figurave publike se “ramazan fallc nuk ka, ndërsa ramazan të dëmtuar ka” dhe duke bërë thirrje që të agjërohet ashtu si kërkohet dhe jo vetëm të abstenohet nga ushqimi. /Express/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë