Të hënën fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Agjërimi i Ramazanit fillon më 6 maj 2019.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e hënë më 6 maj 2019.

Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

“Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, thuhet në njoftimin e BIK.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë