Haradinaj “n’tripa t’dashnisë”, – këndon “Kah po shkon moj zanë”
Kryeministri Haradinaj, njihet për dashurinë e tij për muzikën, e në shumicën e rasteve, kur ai ka kënduar, e ka treguar dashurinë për këngët folklorike.
Por rrallë herë mund ta dëgjoni kryeministrin, duke kënduar këngë dashurie.
Ai është incizuar, duke kënduar këngën popullore, “Kah po shkon moj zanë”.
Ai e ka kënduar këtë këngë, gjatë pritjes që i ka bërë për arbëreshët e Italisë, të cilët kishin ardhur për vizitë në Kosovë. Haradinaj i kishte pritur ata me ceremoni shtetërore, të mbajtur në një hotel të Kosovës