Altin Krasniqi thirrje deputetëve: Të bashkohemi përsëri rreth UÇK-së
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, u ka bërë thirrje deputetëve të të gjitha partive që të vijnë në Kuvend dhe të bashkohen në mbështetje të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj.
“I ftoj të gjithë kolegët deputetë, nga të gjitha partitë, të vijnë në Kuvend që të bashkohemi përsëri rreth UÇK-së, si dikur, e t’i mbrojmë me dinjitet çlirimtarët tanë dhe Kosovën”, ka deklaruar Krasniqi.
Në fund të mesazhit të tij, ai iu është drejtuar edhe qytetarëve me fjalët: “Qytetarë, të fala keni nga babi!”.

