Altin Krasniqi futet në Kuvend, derisa protestuesit brohorasin “UÇK, UÇK” (Video)
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, është parë duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Hyrja e tij vjen pak para votimit të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Projektligji pritet të hidhet në votim në seancën plenare të Kuvendit.

