Përplasje mes Sami Kurteshit dhe protestuesve para Kuvendit

Protestuesit ende po qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës edhe pse është miratuar në lexim të parë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ndërkaq, Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje është përplasur fizikisht me disa protestues që po qëndrojnë para Kuvendit.

Protestuesit e kanë shtyrë Kurteshin, duke i kërkuar që të hyjë brenda në Kuvend dhe të votohet edhe në lexim të dytë Ligji për Specialen.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕