Tre të vrarë në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë, ku tre persona kanë mbetur të vrarë.

“Sot rreth orës 13:30, policia ka marrë informacionin për një vdekje të dyshimtë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, ka deklaruar për Indeksonline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë