Naser Ramaj, njeriu që po bënë më së shumti për sportin në Kosovë

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, është njeriu më i përfolur kohëve të fundit në sportin vendor.

Biznismeni, është i njohur për investimet milionëshe në qytetin bregdetar, Budva, të Malit të Zi dhe nuk po heziton në asnjë moment, që ta ndihmojë sportin kosovar.

Ai përveç klubit të futbollit të Feronikelit, është president edhe i klubit të basketbollit, KB Feronikeli, klubit të femrave në futboll, KFF Feronikeli, klubit të volejbollit, KV Feronikeli si dhe i shkollës së të rinjve te Feronikeli që ka rreth 300 sportistë të talentuar.

Nisur nga kjo, pagat që ai jep për sportistët që janë nën kontratën e klubeve të tij, kapin shifra marramendëse, të cilat po i përballon pa asnjë ankesë. Sidoqoftë ai ka vetëm një kusht drejtuar sportistëve të klubeve të tij, Ramaj kërkon vetëm suksesin.

Suksesi i fundit erdhi nga KB Feronikeli, të cilët fituan ndeshjen finale të play-off, duke u ngjitur në Superligën e Kosovës, për herë të parë, me vetëm një humbje gjatë gjithë kampionatit.

Ramaj ka kthyer shumë sportdashës, të cilët e kishin humbur shpresën që një ditë të ketë sport të mirëfilltë në Kosovë, duke u përkujdesur që sportit të mos i mungojë asgjë jo vetëm nga ana financiare, por edhe sa i përket përgatitjes profesionale, cilësisë dhe organizimit.

Ai pa asnjë interes, paguan pagat të cilat vetë futbollistët, futbollistet, basketbollistët e volejbollistët kanë kërkuar, duke mos pasur as edhe një rast të vetëm të neglizhencës dhe duke mos lënë as më të voglin vend për pakënaqësi.

Përveç anës financiare, Ramaj e ka kthyer klubin e Feronikelit, në klubin më profesional në Superligë, me një hierarki dhe menaxhim superior, si shembull që duhet ndjekur edhe nga skuadrat tjera.

Biznesmeni Naser Ramaj i ka dhënë shumë sportit në Kosovë, shpresojmë që sportit të ia kthejë të njëjtën atij, duke i dhuruar trofe që do të mbesin në historinë e sirtarët e klubeve, si bashkëpunimi më i mirë që ka pasur sporti./DRENICAONLINE.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë