“Mbille një trëndafil brigjeve të lumenjve ku derdhen ujërat e zeza” (Video-Mesazh)

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës.

Në mbarë botën, dashamirësit e mjedisit organizojnë aktivitete për të mirën e ambientit dhe njeriut, duke pastruar, gjelbëruar, pyllëzuar, apo edhe duke bërë manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione dhe orë edukative me nxënës.

Në këtë ditë, ish- kandidati për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, ka shpërndar një video, nëpërmjet të cilës pasqyrohet gjendja e mjerueshme e lumenjëve në Kosovës, shkruan AktivPress.

Por krahas kësaj, Drenori ka treguar edhe për një aktivitet që do ta ndërmarrin ambientalistët.

“Nga sot po fillojme nje sfide te re #Mbille1Trendafil ne brigje te lumenjve ku po derdhen ujerat e zeza ne menyre te paligjshme ne lumenj!”, ka shkruar ai, në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, Komuna e Drenasit në mënyrë të organizuar i drejton derdhjet e kanalizimeve publike #kunderligjshem ne lumin Drenica.

“Dora e shtetit ne mbrojtje te lumit nuk shihet, nderkohe sot me siguri do shohim shume aktivitete te Ministrise se Mjedisit. Shtet hajn, qe veq me te vjedh din por asesi me te mbrojte!”, ka shkruar Dreenori.

Dita e Tokës është vendosur më 22 prill të vitin 1970.

Në vijim ndiqeni video-mesazhin e përgatitur nga Mevlyde Hyseni.

https://www.youtube.com/watch?v=Hz9Gi_cI2g4

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë