Bekim Haxhiu nuk e uron Lushtakun për fitore, e largon edhe nga fotografitë në Facebook

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar zgjedhjet në degën e PDK-së, duke falënderuar të gjithë për angazhimin në këtë proces.

Por në asnjë moment, Haxhiu nuk ka folur për fitoren e Sami Lushtakut si kryetar i kësaj dege e as nuk e ka uruar për këtë fitore, siç kanë bërë të tjerët.

Për më tepër, deputeti i PDK-së, është kujdesur që në fotografitë e postuara nga Kuvendi zgjedhor të mos e shfaqur fare Sami Lushtakun.

Ky është postimi i Haxhiut:

“Partia Demokratike e Kosovës sot në Skenderaj në Kuvendin Zgjedhor, zgjodhi strukturat e saj, kryetarin dhe Këshillin Drejtues.

Që nga fillimi i këtij procesi të brendshëm zgjedhor ka pasur një pjesëmarrje masive të anëtarësisë së PDK- së në çdo nëndegë .

Dua të falënderoj të gjithë ata që u angazhuan në këtë proces zgjedhor, me mobilizim të këtillë të anëtarësisë se PDK-së, sigurisht se PDK do të jetë çdo herë partia e parë në nivel vendi.

Të gjithë të zgjedhurve në strukturat e PDK-së , ju uroj suksese! #DekadaeRe

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë