KB Feronikeli ngjitet në Superligë!

KB Feronikeli ka arritur suksesin e shumëpritur, ngritjen në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi mposhti KB Vëllaznimin, me rezultat të thellë, 70:49.

Menaxhimi i mirë i klubit, rezultatet pozitive si dhe puna e palodhshme e lojtarëve, bënë që kjo ditë historike të arrihet.

Më i dalluari në radhët e Feronikelit, në ndeshjen e tretë finale të play-off, ishte Arti Hajdari, me 23 pikë, i ndjekur nga Mustafë Merovci me 8 pikë, e Janjeva me 7 sosh.

Ndërsa te KB Vëllaznimi, më i dalluari ishte Atik Koshi me 12 pikë.

Urime të gjithë fansave të KB Feronikelit, për suksesin e arritur nga skuadra!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë