Njoftim i rëndësishëm për qytetarët e Drenasit

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, njofton të gjithë qytetarët se me datën 20.04.2019 ( e shtunë ) duke filluar nga ora 11:00 deri 16:00, rruga kryesore Drenas-Komoran, përkatësisht tek vend kryqëzimi rrugor me hekurudhën, në kilometrin e parë nga Drenasi në Drejtim të Komoranit, do të jetë e bllokuar për shkak të punimeve të asfaltimit të vend kryqëzimit rrugor me hekurudhën.

Prandaj, me mirëkuptim, kërkojmë nga qytetarët që këtë ditë të shfrytëzojnë rrugët alternative, përkatësisht rrugën nga rrethi i qytetit në drejtim të Shtrubullovës, ndërsa ata që vijnë nga Komorani, në rrugën afër Shkollës Fillore “Arif Shala” në Korroticë të Ulët e cila lidhet me fshatin Shtrubullovë dhe Drenasin.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë