Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Labinot Halilaj, më datë 25.04.2019 (e enjte ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës:

Thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës

Mbledhja do të këtë për rend dite:

1. Betimi i asamblistëve të rinj në Kuvendin Komunal në Drenas, Florentina Kukaj e cila zëvendësohet me Shqipe Zogu nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Gentrit Gerguri zëvendësohet me Xhavit Drenorin nga Vizioni për Drenasin.
2. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të mbajtur më dt. 27.03.2019
3. Raporti Financiar i Zhvillimit të buxhetit Janar- Mars, 2019
4. Propozim vendim për lejimin e largimit/demolimit të disa ndarjeve, sporteleve dhe kryerjen e disa punimeve brenda hapësirës së QKMF-së “Dr.Hafir Shala” në Drenas.
5. Propozim vendim për të hyrë në bashkëpunim ndër komunal me:
a) Komunën e Vushtrrisë, b) Komunën e Skenderajt, c) Komunën e Obiliqit.
6. Propozim vendim për të hyrë në bashkëpunim ndër komunal me Komunën e Vushtrrisë.
7. Propozim vendim për të hyrë në bashkëpunim ndër komunal me Komunën e Obiliqit.
8. Propozim vendim për të hyrë në bashkëpunim ndër komunal me Komunën e Lipjanit.
9. Propozim vendim për të hyrë në bashkëpunim ndër komunal me Komunën e Fushë Kosovës.
10. Propozim vendim për të hyrë në bashkëpunim ndër komunal me Komunën e Malishevës.
11. Propozim vendim për të hyrë në bashkëpunim ndër komunal me Komunën e Klinës
12. Propozim vendim për formimin e komisionit vlerësues, për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës.
13. Propozim vendim për formimin e komisionit të ankesave i cili do të shqyrtoj ankesat e palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afat gjatë të pronës se paluajtshme të komunës .
14. Propozim Vendim për vendosjen e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiqina, Ilaz Kodra e Bedri Shala në sheshin “ Fehmi Lladrovci” i plotësuar.
15. Propozim Vendim për lejimin e rrënimit të objektit që ndodhet në parcelën 767-5, në zonën kadastrale në Drenas, ish objekti për sigurime sociale, i plotësuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë