Mbahet Akademi përkujtimore për 5 dëshmorët e Shkëmbit të Gradinës

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot në sallën e kulturës u mbajt një Akademi përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve, Islam Kastrati, Ramadan Bytyqi, Mentor Morina, Halim Bajraktari dhe Mentor Gashi.

Pas intonimit të himinit kombëtar dhe atij shtetëror në emër të bashkëluftëtarëve të dëshmorëve të pranishmit i përshëndeti Elmi Sopi. Ai tha se në çdo përvjetor ne u shprehim të rënëve mirënjohjen tonë dhe i përjetësojmë ata në pavdekësi.

Nënkryetari Sylaj tha se këta dëshmorë si shumica e dëshmorëve ranë në lulen e rinisë për të mbrojtur gjysmën e atdheut të pushtuar, Kosovën. Pa luftë ata edhe do mund të ishin të gjallë por Kosova jonë do ishte e pushtuar, nën pranga pa të sotme e të ardhme.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta të pranishmit i përshëndeti Xhavit Jashari i cili tha ne sot dëshmojmë se liria është e qëndrueshme sepse e kemi fituar me gjak dhe ftoi historianët dhe intelektualët që të shkruajnë për sakrificën e ushtarëve të UÇK-së dhe popullit tonë.
Fjalë rasti mbajti edhe gjeneral Kastrati. Ndër të tjera ai tha se sa herë ne përkujtojmë dëshmorët neve na shumëfishohet forca dhe vendosmëria për ta quar deri në fund amanetin e tyre.

Në emër të përfaqësuesve të pesë familjeve të dëshmorëve, të pranishmit i përshëndeti Lavdim Kastrati.

Akademia përkujtimore u mbyll me një program artistik të përgatitur për këtë rast.

Ky postim gjendet edhe ne uebfaqen e Komunës së Drenasit në:

https://kk.rks-gov.net/gllogoc/news/mbahet-akademi-perkujtimore-per-5-deshmoret-e-shkembit-te-gradines/?fbclid=IwAR1OLccnkvi0SaB8Gb3-_zqM61PdNZYXHsRgfbCxCw90gcUsCLkQTOK1Vcw

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë