Policia për aksidentin në Drenas: Pesë persona të lënduar

Sot rreth orës 15:30, ka ndodhur një aksident trafiku në autostradë, afër fshatit Gjurgjicë të Drenasit.

Zëdhënësi Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Indeksonline ka treguar që nga ky aksident kanë pësuar lëndime trupore pesë persona.

“Rreth orës 15:30 është shkaktuar një aksident ne autostrade afër fshatit Gjurgjicë. Automjetet e përfshira në aksident kanë qenë një autobus dhe një automjet/kombi,  me targa vendore. Raportohet se pesë persona 3 meshkuj dhe 2 femra,  kane marr lëndime te lehta trupore,  përderisa njësitet policore për menaxhim te trafikut ne autostrade janë ne duke kryer procedurat e nevojshme.”, u shprehë Hoxha./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë