Vjedhje nën kërcënimin e thikës në një pompë derivatesh

Në magjistralen Ferizaj- Shkup është raportuar për një grabitje.

Punëtori i një pompe të derivateve të naftës, ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës kanë ardhur tre persona të dyshuar e të maskuar të cilët në dorë mbanin nga një thikë dhe nën kërcënimin e thikës kanë grabitur një shumë të parave dhe janë larguar nëdrejtim të pa njohur, njofton Policia e Kosovës.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

Ndryshe, rastet e grabitjeve të armatosura janë shtuar në masë të madhe kohëve të fundit. Cak i grabitjeve janë kryesisht bankat dhe pompat e derivateve.

Po ashtu në dhjetor të vitit të kaluar si pasojë e një grabitjeje të armatosur në vend të ngjarjes në një bankë në Istog ka mbetur i vdekur Kamer Metaj në cilësinë e hajnit dhe Izet Demaj polic.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë