Vasfije Krasniqi viziton vendin ku u dhunua: Ky është vendi ku mu shuan ëndrrat

Vasfije Krasniqi-Godman është kthyer në vendin ku u dhunua para 20 vjetësh nga forcat serbe.

Në përkrahje të saj dhe të gjitha viktimave të luftës u mblodhën edhe disa qytetarë, të cilët kërkuan drejtësi.

Krasniqi-Godman këtë herë si një 16 vjeçare që iu shkatërrua fëmijëria kërkoi drejtësi për dhunën që përjetoi.

“Në tetor unë e ndava rrëfimin tim, por sot po flas si një 16 vjeçare. Këtu mu shuan ëndrrat e fëmijërisë, nuk e dita se çka po ndodh me mua, por kur ja nisi dhunimi më ranë ndërmend familjarët që i lash në shtëpi”.

“Drejtësi kërkova prej vitit 1999 në UNMIK, në 2010 në EULEX. Drejtësia mu ka mohuar por nuk do të ndalojë dhe jo vetëm për veten, por edhe për 20 mijë tjera. Dhe jo vetëm për viktimat e Kosovës por edhe të tjera vendeve”.

“Këto krime kanë ndodhë para familjes, para baballarëve dhe nënave tona. Të gjithë e dimë që ky krim ka ndodhur dhe në po ja u mbulojmë serbëve, njofton KK.

Familjarët i lus që së pari ta kenë një mendje më të hapur dhe të lejojnë viktimat që të flasin dhe të kërkojnë mbrojtje nga institucionet”.

“Shpirti jonë do të rehatohet kur atëherë kur do të ketë drejtësi”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë