Kryetari Lladrovci benë homazhe në varrezat e dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë komunal dhe familjar, kanë bërë homazhe dhe kanë venë buqeta me lule të varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve.

I shoqëruar nga nëna e dëshmorit Bejtë Rexhepi dhe Naim Tiku, kryetari Lladrovci ka bërë homazhe pranë varrezave të tyre.

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve, Bejtë Rexhepi, Naim Tiku, Hajzer Rexhepi dhe Fazli Qerkini, kryetari Lladrovci i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, familjar të dëshmorëve dhe qytetarë kanë bërë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.

Homazhe me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve, Kadri Karaqica, Avdi Karaqica dhe Xhevdet Karaqica, kryetari Lladrovci ka bërë edhe në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë i shoqëruar nga Kryetari i LDK-së, dega në Drenas, Bedri Nika, drejtor të drejtorive komunale dhe familjar.
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë