Policia për aksidentin e djeshëm, 2 persona humbën jetën, 6 u lënduan

Policia e Kosovës ka njoftuar për aksidentin e djeshëm në Gjakovë.

Sipas policisë, dje ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, me ç’rast dy meshkuj shtetas të Shqipërisë kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona tjerë që të gjithë shtetas të Shqipërisë, të cilët janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë