Kjo vajzë nuk i ka prerë flokët që e vogël, për një arsye që do t’ju lërë pa fjalë

Nilanshi Patel është emri i vajzës që ka flokët më të gjatë në botë. Ajo ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si adoleshentja me flokët më të gjatë.

Flokët e Nilanshi janë të gjatë 170 cm. Në një intervistë ajo ka shpjeguar se pse ka vendosur që mos t’i presë flokët.

E reja ka treguar se kur ishte vetëm 6 vjeç një parukiere ia preu aq shëmtuar flokët saqë ajo vendosi, që mos t’i priste më.

Më tej ajo ka thënë: “I preva flokët, dhe më bënë një prerje aq të shëmtuar, sa vendosa të mos i pres më. E mora këtë vendim kur isha vetëm 6 vjeç dhe që atëherë nuk kam prerë më asnjë fije floku. Njerëzit mendojnë se unë kam shumë probleme me flokët, por unë nuk kam asnjë, luaj sport dhe bëj gjithçka tjetër, flokët janë fatsjellëse për mua.”

Nilanshi jeton në Indi dhe tregon se miqtë e saj e thërrasin Rapunzel. Gjithashtu ajo ka treguar edhe se prindërit e saj e kanë mbështetur në zgjedhjen që ajo ka bërë.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë