U martuan me dy vëllezërit identikë, motrat binjake tregojnë nëse i shkëmbejnë partnerët

Brittany and Briana Deane janë dy binjake identike të cilat janë martuar me dy vëllezër po ashtu identikë.

Të dyja motrat, që ngjajnë si dy pika uji, e kanë lidhur jetën me Josh dhe Jeremy Salyers, dy vëllezërit identikë, në një ceremoni të mbajtur në virin 2018.

Por, siç mund të pritet, të gjithë njerëzit që i shohin të katërt kanë vetëm një kuriozitet të vetëm: Si ia bëjnë që të mos ngatërrohen me njëri tjetrin?

Të pyetur së fundmi nga Fox News për të identifikuar pyetjen më të çuditshme që u kanë bërë ndonjëherë, ata ishin të gjithë në një mendje.

Briana tregoi: “Unë do të thosha se pyetja që na bëjnë më shumë  është nëse i shkëmbejmë partnerët, shpresoj se ne e kemi shpjeguar shumë mirë se nuk e bëjmë diçka të tillë!”

Sa i përket planeve për vitin 2019, motrat po shpresojnë që të mbesin shtatzënë në të njëjtën kohë dhe të formojnë të dyja nga një familje të vogël.

 

Më shumë