Ia vjedhin telefonin, gruaja e rrah keq hajdutin

Videoja tregon momentin e pazakontë kur një pasagjere e autobusit lufton kundër një tjetër pasagjeri, që provoi t’ia vjedhë telefonin.

Një dëshmitare, nga Buenos Aires së Argjentinës, incizoi momentin, në të cilin viktima mbizotëron hajdutin dhe ia përplasë pajisjen për fytyre.

Autori i krimit dëgjohet duke qajtur dhe kërkuar mëshirë, por gruaja nuk ndalon.

Ai bën thirrje të vazhdueshme ndaj shoferit që ta hapë derën e pasme, por shoferi refuzon ta bëjë këtë.

Ndërkaq, hajduti pohon se kishte tentuar ta vjedhë smartfonin me pretekstin se vajza e tij ishte e uritur, ndërsa ky nuk kishte para për t’i blerë ushqim.

https://pbs.twimg.com/ext_tw_video_thumb/1095396240139960321/pu/img/U7r6AJvScbH_L9Gm?format=jpg&name=small

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë