Çfarë fshihet pas fotos më të famshme në internet

Fotoja e një burri në Kanada, që korrte qetësisht barin e shtëpisë së tij, ndërsa në sfond shfaqet një tornado kërcënuese po bën xhiron e rrjetit.

Bashkëshortja, e cila ka shkrepur foton, thotë se i shoqi, Theunis Wessels ishte në dijeni të fenomenit të frikshëm që po ndodhte në ato momente, por nuk ishte aspak i shqetësuar.

Sipas saj, tornadoja kishte goditur një zonë 2 km larg shtëpisë së tyre në “Three Hills” të Albertës, shumë më larg nga ç’mund të duket në imazh. Gruaja tregon se ishte duke fjetur të premten dhe se e kishte zgjuar vajza 9-vjeçare, e shqetësuar për të atin që refuzonte të hynte në shtëpi për t’u mbrojtur nga tornadoja.

Por duket se Wessels ishte i mirinformuar për tornadot dhe së fundmi kishte marrë pjesë në një seminar të organizuar nga organizatat që studiojnë dukurinë.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale, që kanë parë foton e postuar nga gruaja, kanë reaguar të çuditur. Një prej tyre e ka krahasuar burrin me Chuck Norris. Tornado që goditi Albertën të premten nuk shkaktoi lëndime në njerëz, vetëm dëme të vogla. Autoritete lëshuan një paralajmërim për tornadon vetëm pas postimit të fotos.

Më shumë