Njerëzit shmangin çajin në punë, shkak bëhen kolegët!

Njerëzit janë aq dembelë sa vendosin që të shmangin konsumimin e çajit apo kafes në punë vetëm prej kolegëve. Një studim i ri ka treguar se ata përtojnë të bëjnë dhe për të tjerët.

Studimi ka marrë në pyetje 2 mijë të rritur, ku 4 nga 5 përgjigje thonin se bisedat në zyrë i duken irrituese, sidomos kur flitet për futboll dhe fëmijë.

Shumica e të anketuarve thanë se kishin përjetuar vrazhdësi në punë ku përfshiheshin vërejtje për punën dhe për stilin personal, kryesisht atë të veshjes.

Gjysma e tyre pranonin shmangien e punëve si “kafeja dhe çaji” sepse duhet të bënin dhe për të tjerët.

“Ndërkohë që punonjësit janë të drejtpërdrejtë në disa çështje, ata më mirë shmangin situatën se sa të ndjehen të detyruar të bëjnë një pije për të tjerët”, thuhej në studim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë