Mbyllet takimi Feronikeli – Flamurtari, ndeshja përfundon me këtë rezultat

Ka përfunduar takimi ndërmjet Feronikelit dhe Flamurtarit i cili u zhvillua në kuadër të xhiros së 17-të.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2:0 për Feronikelin.

Feronikeli – Flamurtari 2:0

56′ GOL – Feronikeli e ka shtuar epërsinë në 2:0. Autor i golit Kastriot Rexha pas një gjuajtjeje nga afërsia.

Fillon pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

38′ Shala (Fla) gjuan nga afërsia, por topi devijohet dhe rezultati mbetet i pandryshuar.

19′ Adem Maliqi (Fla) u gjend në pozitë të mirë, por nuk arriti ta mposhtë portierin vendës Florian Smakiqi.

16′ GOL- Feronikeli është në epërsi me 1:0. Autor i golit Yll Hoxha me një gjuajtje të bukur nga 17-18 metra.

3′ Vemdësit sërish pranë golit, por një top i devijuar shkoi skaj shtyllës së portës së Flamurtarit.

2′ Kastriot Rexha (Fer) gjuan, por portieri mysafir Neziri e ndali gjuajtjen e tij.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Islami, Hoxha, Lladrovci, Prekazi, Hoti, Magani, Fazliu, Rexha, Ahmeti, Dabiqaj. Trajner: Zekirija Ramadani

Flamurtari: Neziri, Maxhuni, Voca, Ahmeti, Dumani, Dragusha, Bruqi, Maliqi, Zeqiri, Shala, Shillova. Trajner: Arsim Thaqi

Gjyqtarë: I. Mehmeti, E. Baliqi, K. Bajrami, E. Zasella

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë