Ferronikeli siguron kualifikimin tutje në Kupën e Kosovës

Kanë përfunduar ndeshjet e zhvilluara në kuadër të Kupës së Kosovës në Futboll.

Trepça ’89 ka siguruar kualifikimin tutje duke mposhtur Llapin.

Golat për mitrovicasit i shënuan Diawara dhe Muharrem Jashari.

Feronikeli ka mposhtur Trepçën 2:1, falë realizimeve të Lapidar Lladrovcit dhe Astrit Fazliut.

Golin e vetëm për “Xehetarët” e realizoi Lapidar Lladrovci, gabimisht në portën e tij.

Ndërkohë Vitia e Drita po luajnë baras, 1:1 dhe ndeshja ka shkuar në vazhdime.

Në sfidat e tjera të këtij ruandi që u luajtën të martën u regjistruan këto rezultate:

Lugu i Baranit – Liria 0-11
Vllaznia P – Besa 1-2
Ferizaj – Vllazëria Zh. 6-2
Fushë Kosova – Onix 3-2
KEK-u – Flamurtari 0-1
Bashkimi – Vëllaznimi 0-4
Sharri – Gjilani 2-2 (2-6 pas shtesave)
Istogu – Ramiz Sadiku 3-1
Drenasi – Ballkani 0-1
Dukagjini – Arbëria 3-1
Kika – Vushtria 2-0
Drenica – Prishtina 0-0 (pas penalltive 4-5)

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë