Presidenti i Federatës Spanjolle: Pse UEFA dënon vetëm klubet shqiptare


Ju kujtohet debati që ka shpërthyer së fundmi mes presidentit të La Liga, Havier Tebas dhe klubeve të njohura si PSG e Inter?

Në qendër të këtyre deklaratave janë edhe klubet shqiptare.Më saktësisht, Havier Tebas i referohet dënimeve që janë dhënë ndaj tyre sa i përket Fair Play Financiar, me siguri duke iu referuar atij të Tiranës që është i vetmi që u bë publik në faqen e UEFA-s.

“Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen se pse disa klube fryjnë shifrat e transferimeve të lojtarëve.E kam fjalën për PSG, por edhe për Juventus që mori Ronaldon, apo Interin që nuk ka para, por i ofron shifra të çmendura Luka Modriç.

Transferimi i Nejmar te PSG është një mashtrim. Vetë PSG është një mashtrim, ashtu si Mançester Siti”, ishin fjalët e tij duke kërkuar që UEFA të bëhej më aktive.

“Nuk na shërben që të dënohen klubet shqiptare, të Republikës Çeke apo ndonjë turk.Industria e futbollit në Europë ka probleme të mëdha dhe është në rrezik”, ishin fjalët e Tebas, shkruan Vip Sport.

Për këto deklarata, klube si PSG e Inter kanë vendosur të hapin çështje gjyqësore për shpifje dhe dëmtim imazhi presidentin e La Liga.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë