Pamje: Koha kur Zidane ”shkatërroi” portierin e ri jo njëherë, por tri herë

Zinedine Zidane, njeriu që kishte tendencë ta ”shkatërronte” çdo kundërshtar në karrierën e tij si futbollist, ishte ende në formë ta bënte këtë vitin 2011.

Pesë vite pasi u pensionua, mesfushori ikonik i Francës dëshmonte se nuk i ka harruar aftësitë e tij.

Siç e dimë, ai edhe në karrierën e tij si trajner regjistroi shumë suksese. Zidane e drejtoi Real Madridin drejt tre titujve të Champions League dhe në një triumf në La Liga.

Por, para kësaj, Zidane i dha një leksion një portieri të Real Madrid Castillas, të cilin ai kurrë nuk do ta harrojë, transmeton IndeksOnline.

Ai nuk ia bëri këtë vetëm njëherë, madje as dy herë, por tri herë me radhë.

Siç mund ta shihni në pamjet e mësipërme, mesfushori legjendar e ”shkatërroi” portierin e ri me lëvizjet e tij.

Disa thonë se portieri në fjalë tashmë e ka harruar këtë moment./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë