Hashim Thaçi uron të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit


Presidenti i vendit, Hashim Thaçi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Të gjithë besimtarëve të besimit islam ua uroj festën e Kurban Bajramit. Uroj që mirësia, urtësia, harmonia, paqja dhe uniteti përherë të mbretërojnë në familjet tona dhe më gjerë, si vlera universale të njerëzimit. HTH”, shkruan Thaçi.

Besimtarët myslimanë nesër kremtojnë Kurban Bajramin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë