Qetësohet situata në Tiranë, policia shpërndan protestuesit dhe nis pastrimi i bulevardit

Policia ka arritur t’i shpërndajë protestuesit në Tiranë, të cilët mbrëmjen e sotme iu rikthyen akteve të dhunshme gjatë protestës.

Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, rrugët e kryeqytetit janë boshatisur, ndërsa situata në zonën ku u zhvilluan përplasjet ka nisur të qetësohet.

Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur pastrimi i gurëve dhe sendeve të tjera të forta që u hodhën gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe Policisë.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕